Deklaratat bombë të Bejtes dhe Plasarit:”Unë të vras”/ A po çon Rama drejt përplasjeve të dhunshme?

0

Ka një varg të famshëm të poetit francez që bën thirrje: “Mos i lini intelektualët të luajnë me shkrepse”, pasi shkëndiat e tyre mund të shkaktojnë përflakje të madhe. Në fakt në Shqipëri po ndodh e kundërta, i vetmi njeri që ka në dorë të gjithë pushtetet, autokradi Edi Rama, po provokon jo vetëm kundërshtarët e tij por edhe shpirtrat më paqësorë e mendjet më të ndriçuara të shohin dhunën si të vetmen zgjidhje për të bërë drejtësi.

Të martën në një përballje në “Opinion”, poeti dhe gazetari Andi Bejtja pasi përmendi të gjitha shkeljet e ligjit dhe mashtrimet në shembjen e teatrit iu drejtiua kolegut të tij Baton Haxhiu: “Baton, pusho, se si qytetar i Tiranës, për teatrin unë të vras”.  Ndoshta i vetëdijshëm për atë që kishte thënë, Bejtia shtoi më pas: “Figurativisht”.

Një ditë më pas, në të njëjtën studio përballë Fevziut edhe studiuesi dhe shkrimtari Aurel Plasari tha qetë dhe pa ngurim duke folur sërish për teatrin: “Unë jam njeri që për të drejtën mund të vras me qetësi’.

Në fakt këto reagime që vijnë pasi fadromat u futën përdhunshëm një ditë fundjave në 4 30 të mëngjesit gjatë gjëndjes së jashtëzakonshme nga pandemia duket se përbëjnë pikën që derdhi gotën.

Sepse këtu nuk është më puna për votat që Rama po i vjedh Bashës, Berishës apo Metës. Ato ia kanë vjedhur të gjithë njëri tjetrit.

Sepse këtu nuk është më puna e përballjes me një pushtet të korruptuar që po vjedh edhe qindarkën e fundit. Kush më pak e kush më shumë xhepat i kanë mbushur të gjithë.

Por në epokën e Ramalindjes pasi e kanë zhveshur qytetarin nga liria për të zgjedhur, pasi e kanë përdhosur dhe vjedhur financiarisht, po kërkojnë ti grabisin edhe memorie, nostalgjinë, kujtimet e fëmijërisë, pra thjeshtë po tentojnë ta zhbëjnë si njeri.

Prandaj për ditë e më të shumtë do jenë intelektualët që do luajnë me shkrepse duke përligjur dhunën personale si të vetmen rrugë për tiu përgjigjur dhunës shtetërore./lapsi.al

Artikulli i mëparshëmLajm i mirë në prag të verës/ Studimi: COVID-19 nuk mbijeton në ujërat e kripura
Artikulli i radhësPisha që për pak shkaktoi tragjedi te kryeministria