San Siro mund të shembet. “Nuk përfaqëson interes kultural në lidhje me nenet 10, 12 e 13 të Kodit”, ka stabilizuar Komisioni rajonal për pasurinë kulturale të Lombardisë pas kërkesës së prezantuar në 13 nëntor nga kryebashkiaku i Milanos Beppe Sala e kështu nuk duhet të mbrohet nga Mbikqyrja e pasurive kulturale. Në këtë pikë, i hapet rruga projektit i prezantuar nga Inter e Milan për realizimin e një impianti të ri në zonën e Meazza.
Në dokument, shkruhet ndër të tjera: “”shtresimet, rregullimet dhe shtesat e bëjnë stadiumin një vepër të karakterizuar nga ndërhyrjet e viteve 1953-’55, përveç atyre të viteve 1989-’90, si dhe nga punimet pas vitit 2000, më saktë një arkitekture që i nënshtrohet një transformimi të vazhdueshëm bazuar në nevojat që lidhen me përdorimin publik dhe sigurinë dhe rregullimet e ndryshme rregullatore specifike për destinacionin si një arenë futbolli dhe argëtimi publik”.
Dy shoqëritë kanë zbuluar projektet e fundit për stadiumin e ri, fryt i dialogut të muajve të fundit me administimin komunal, që kishte vendosur kushte të ndryshme, mes të cilave rifunksionalizimi i Meazza-s. Projektet e reja, të zhvilluara nga studio e arkitekturës Populous e Manica/Sportium, parashikojnë një Stadium të ri, modern e me standardet më të larta, e ruajtjen e elementëve të impiantit aktual Giuseppe Meazza në kontekstin e një zone të re të dedikuar sportit e argëtimit të shfrytëzueshëm 365 ditë në vit, me sipërfaqe të gjelbërta për 106,000 m2 (d.m.th. dyfishin e 56,000 m2 aktual). Do të jetë një ‘qendër’ e dedikuar për aktivitete sportive, rekreative dhe kulturore, të vendosura si ‘në vend të hapur’ ashtu edhe ‘brenda’, ‘pista vrapimi’, rrugë për bicikleta, palestër, ‘park skateboardi’, fushë mini-futbolli, muze sportiv: shumica e shërbimeve sportive do të jenë në dispozicion falas në shërbim të milanezëve dhe qytetarëve të lagjeve fqinje.