Ishte me tone të larta ballafaqimi mes gazetarit Alfred Lela dhe kryeministrit Edi Rama në News24. Gazetari tha se ishte dhunuar dhe goditur gjatë shoqërimit në polici.
Ndryshe tha Rama që sipas tij nuk pati asnjë dhunë, por vetëm një shoqërim normal të policisë që ka bërë detyrën.
Duke qenë se Rama ka kërkuar prova, gazetari ka bërë diçka të pazakontë duke ulur pantallonat për të treguar shenajt e dhunës në këmbët e tij.