Meta: Kur të shpërndaj parlamentin, do të shpërndaj edhe qeverinë

0

Presidenti Ilir Meta është shprehur se do të mund ta shpërndajë Parlamentin kur ta kërkojë populli. I ftuar në “Çim Peka live”, Meta tha se shpërndarja nuk është një gjë shumë e thjeshtë, por as e vështirë dhe se për këtë nismë, do t’i duhet mbështetja e gjithë shqiptarëve, por sipas Metës, me këtë qeveri është e kotë të shkohet në zgjedhje.

“Nëse do nxjerr dekret për shpërndarjen e parlamentit, do nxjerr dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë. Dekretin në atë rast do ta zbatojë populli shqiptar.

Dakord e shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë nga ana kushtetuese, por jo e pamundur. Por unë duhet të kem një situatë që i gjithë populli ta dojë. Me këtë qeveri nuk shkohet në zgjedhje. Këtë krizë e zgjidh vetë populli shqiptar. Edhe presidentit t’indërpritet mandati dhe të votohet nga populli dhe të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit.

Unë jam gati të bëj edhe zgjidhje të tjera, por duhet të jenë gati edhe të ca burra që presidenti ti çojë në zyra, të drejtojnë qeverinë dhe të çojnë vendin në zgjedhje,”– tha Meta.

Artikulli i mëparshëmShembja e Teatrit, BBC: Protestuesit u tërhoqën zvarrë në Tiranë (VIDEO)
Artikulli i radhësÇmimet e naftës po rikuperohen. A po ndodh shumë vrullshëm, shumë shpejt? Bursa për datën 21 Maj 2020