Çfarë ndryshimi që bën një muaj! Çmimet e naftës – pasi rranë në nivelet më të ulëta historike në prill – janë larguar nga buza e greminës, duke u rritur shumë ndërsa kërkesa për karburant rritet, dhe shumë prodhues po e mbajnë të ulët prodhimin e nafës krudo pas shqetësimeve për mungesën e kapaciteteve të depozitimit.
Çfarë po ndodh: Kontratat e ardhshme për West Texas Intermediate, standardi amerikan i çmimeve, u tregtuan së fundi me mbi 32 dollarë për fuçi, duke u rritur me më shumë se 70% këtë muaj. Kontratat e ardhshme për naftën e papërpunuar Brent, standardi botëror i çmimeve, u tregtua së fundi me 35 dollarë për fuçi, me një rritje mujore prej 39%.
Çmimet janë ende tejet të depresionuara – Kontratat e ardhshme për naftën e papërpunuar Brent tregtoheshin afërsisht me 69 dollarë për fuçi në fillim të vitit 2020. Por tashmë është e qartë se procesi i ribalancimit të ofertës dhe kërkesës është duke ndodhur.
“Tani jemi në një fazë me më shumë stabilitet në treg,” tha Paola Rodriguez-Masiu, analiste e lartë e tregjeve të naftës në Rystad Energy, të mërkurën. “Luhatshmëria e tregut me lëkundje të mëdha ditore do të ishte e papritur dhe e pajustifikuar”.
Bursa për datën 21 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 304.25 | – 1.00 |
DIESEL | 286.75 | – 3.00 |
BRENT | 34.14 | +- 0.00 |
©aktualitet.al