Sipas Metës, ai është objektiv për qëndrimet e tij për çështjen e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit. “E shpreh forcën atëherë kur duhet dhe nuk mund të provokohem si pak ditë më parë, kur duan armiqtë e Shqipërisë. Ca gangsterë lokalë dhe ndërkombëtare. Një objektiv i këtyre armiqve të Shqipërisë është edhe Ilir Meta, jo si individ por për qëndrimet e mia për çështjen e Kosovës, stabilitetin e rajonit. E kanë kënaqësi të vriten shqiptarë dhe me gjakun e tyre të vendosin një regjim diktatorial”-deklaroi Meta.
Pjesë nga debati:
Çani: Unë them se këto që themi nuk janë zgjidhje. Që në vitin 2013 ka pasur një skenar të parapërgatitur. Nuk jemi rastësisht te polici që i ve shkelmin atij studentit. Ka investuar shumë në Policinë e Shtetit. I ka bërë të frikshëm…
Meta: Nëse keni ju frikë nga këta policë, bravo ju qoftë. Nuk e ka fajin Enver Hoxha.
Çani: Nuk mund të bësh Venezuelën. Je shumë vonë
Meta: Unë flas për të gjithë ata që duan të jetojnë me dinjitet, si njerëz të lirë.
Peka: Nuk mund të flasësh në emër të të gjithë popullit.
Çani: Po them të kundërtën. Vetëm një rast kemi patur, në 97 kur njerëzit humbën para dhe dolën. Unë nuk di që ky popull të ketë një kulturë proteste. Unë thjesht konstatoj.
Peka: Unë dhe Bejtja kemi qenë në transmetim 40 orë live edhe kur na thonin nuk do të prishet Teatri, ndërpriteni transmetimin live. Edhe këtë çështjen e firmës nuk e njoh.
Meta: E shpreh forcën atëherë kur duhet dhe nuk mund të provokohem si pak ditë më parë, kur duan armiqtë e Shqipërisë. Ca gangsterë lokalë dhe ndërkombëtare. Një objektiv i këtyre armiqve të Shqipërisë është edhe Ilir Meta, jo si individ por për qëndrimet e mia për çështjen e Kosovës, stabilitetin e rajonit. E kanë kënaqësi të vriten shqiptarë dhe me gjakun e tyre të vendosin një regjim diktatorial.
Bejtja: Mund tju vemë emra?
Meta: Do tju them edhe më shumë. A ju thashë se mos pati zgjedhje më 30 qershor nuk ka negociata? E patë si u shtuan kushtet? Nuk ua them dot të gjitha. Unë nuk jam si Monika që e ka personale, unë e kam kombëtare, kushtetuese.