Iu arrestua babai, jep dorëheqjen zv/ministrja e Ramës

0

Zv.ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme nga detyra që mbante.

Dorëheqja ka ardhur pasi babai i saj, Eduart Haxhiu, u arrestua si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dërgonte emigrantë në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.

Nuk ka ende informacion nëse Haxhiu i është imponuar dorëheqja apo e ka dhënë vetë.

Zv/ministrja e Arsimit mësohet se ia ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama menjëherë sapo i ati u arrestua.

Ndërkohë, ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shetit ka futur në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA ish-zv.ministren dhe gjithë familjen e saj.

Artikulli i mëparshëmKush po bën marrëveshje të fshehtë pas shpinës së SHBA/ Flet Berisha
Artikulli i radhësRama president? Meta: Ti nënshtrohet testeve mjekësore, edhe atij të drogës