Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock nuk e përjashtoi vaksinimin e detyrueshëm, duke thënë, “çështjen nëse vaksinimi do të jetë i detyrueshëm nuk e kemi adresuar ende.”
Koordinatori i Testimit, John Neëton tha: “Në mënyrë të qartë detyrimi mund të përdoret në disa raste.”
Legjislacioni aktual “e përcakton në mënyrë të qartë se fuqia për të bërë rregullore të tilla nuk përfshin trajtim të detyrueshëm ose vaksinim”, thotë Louise Hooper, avokat në Garden Court Chambers në Londër.
Ligji i Shëndetit Publik (Kontrolli i Sëmundjeve) 1984, i cili zbatohet në Angli dhe Uells, shprehimisht thotë që rregulloret nuk mund të kërkojnë nga një person të ndërmarrë trajtim mjekësor, përfshirë vaksinimin.
Akti Coronavirus i prezantuar në Mars 2020 e shtrin këtë ndalim në Skoci dhe Irlandën Veriore.