Ish-partneri i Megan Fox, Brian Austin Green, është i bindur që tradhtia nuk është shkaku i ndarjes së tyre pas më shumë se 10 vitesh martesë. Green nuk mendon se videot dhe fotot që qarkulluan së fundmi, ku shfaqet Megan pranë reperit Machine Gun Kelly kanë diçka për t’u shqetësuar.
Pasi shpjegoi arsyen e ndarjes pas më shumë se 1 dekade dhe 3 fëmijësh, ai tha se e di mirë ç’marrëdhënie ka Megan me muzikantin.”Unë s’e kam takuar kurrë, por Megan më ka folur për të dhe mendoj se janë shokë të mirë. Nga ç’më ka treguar ajo, ai është djalë i mirë, i çiltër. Unë besoj tek gjykimi i saj sepse përherë ka qenë e saktë. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë isha një viktimë në gjithë këtë, sepse s’isha.”- u shpreh ai. Aktori, shtoi se e gjithë kjo nuk është e re për çiftin, por për portalet dhe njerëzit që e dëgjojnë për herë të parë.
Brian dhe Megan u ndanë pas më shumë se 10 vitesh, por kjo s’është hera e parë që çifti merr vendime të tilla që deri më tani kanë përfunduar në rikthime.Kësaj here, ishte aktorja e cila kërkoi ndarjen sepse kuptoi që po rriteshin ndryshe nga njëri-tjetri dhe kishin nevojë për hapësirën e tyre.