Koha e gjatë e izolimit i ka dhënë mundësinë njerëzve të papërgjegjshëm të tregojnë injorancën e tyre në Australi, në Cranbourne Golf Course, në periferi të Melbourne. Me një bombol spray dikush ka vizatuar mbi barin jeshil dy svastika e disa imazhe homofobike e vulgare.
Gjesti është edhe më i turpshëm nëse merret në konsideratë se ajo fushë është hapur në Vitet 50 nga disa emigrantë të besimit hebre, të përjashtuar – në atë kohë – nga shumë fusha golfi.
“Eshtë hera e parë që ndodh dicka e tillë në tetë vjet të shërbimit tim këtu – ka thënë drejtori i klubit Cameron Mott, për të përditshmen “Daily Mail Australia”. “Eshtë sigurisht një gjest i lidhur me origjinën tonë – vazhdoi ai – një episod injorant”. Cranbourne u krijua në 1953 për ti lejuar të gjithëve të luajnë golf pa diskriminim të natyrës fetare apo etnike. “E dimë që një gjest i tillë do ti bëjë shumë keq ortakëve tanë. Bëhet fjalë për një ngjarje të papranueshme në një komunitet si i yni ku të gjithë janë të mirëpritur”.
Vandalizmi i shenjave svastika është denoncuar në policinë e Shtetit të Victoria e është sinjalizuar Community Security Group. Rasti është bërë pjesë e debatit politik australian.