Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot me shpërthim të kontrolluar, një objekt pallat, 6-katësh në lagjen 7 Durrës.
Objekti, pas ekspertizës së thelluar, rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nentorit dhe paraqiste rrezikshmëri.
Për prishjen e këtij objekti, IKMT hapi 350 vrima dhe përdori 8.5 kilograme lëndë eksplozive C4.