Tirana jashtë karantine, kryeqyteti si ditë normale, rrugët dhe sheshet plot me njerëz

0

Ndonëse këtë fundjavë duhet të dilnin pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç, kryeqyteti ngjasoi me një ditë normale dhe lëvizje të të gjitha moshave. Bizneset e lejuara janë ushqimoret dhe farmacitë, por baret dhe restorantet vijuan punën si çdo ditë. 

Kryeministri Rama njoftoi të premten që fundjava do të jetë e njëjtë për sa i përket kufizimeve, por këtë të shtunë kryeqyteti ngjasonte me ditët e tjera të javës. Deri në orën 10 duhet të qarkullonin vetëm pensionistët, por gjatë kësaj kohe nuk munguan dhe moshat e tjera.

Banorëve siç duket u ka sosur durimi duke dhe thyejnë pothuajse gjithë urdhrat, por një pjesë e tyre shprehen se nuk janë vënë në dijeni për kufizimet.

Në urdhrin e ministrisë, thuhet që në fundjavë të qëndronin hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë, por sheshet e kryeqytetit ishin plot me qytetarë, ndërsa bizneset, përfshi dhe lokalet qëndruan të hapur duke mirëpritur klientët si në një ditë të zakonshme.

Kjo ka detyruar policin ë që të dalë në rrugë për evidentimin e bizneseve të hapura. Blutë kanë ndjekur praktikën e udhëzimit për mbylljen e lokaleve, duke i kërkuar që të ulin qepenat.

Krahas kontrolleve në biznese, policia intensifikoi dhe kontrollet në rrugët duke kontrolluar automjetet që hyjnë dhe dalin nga Tirana./ Ora

Artikulli i mëparshëmNdërtoi pa leje, gjobitet me 2.5 mln lekë resorti në Himarë
Artikulli i radhësKarantinë vetëm për qytetarët/ Kunati i Veliajt dasmë në Kalanë e Arbanës