Koronavirusi/ Imuniteti i tufës nuk po funksionon në Suedi

0

Vetëm 7.3 përqind e njerëzve në Stokholm të Suedisë kanë zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit të ri.

Kështu thuhet në një studim, raporton Daily Mail.

Studimi ngre shqetësimin se vendimi për të mos e mbyllur vendin në kushtet e pandemisë, nuk e ka afruar mundësinë e imunitetit të tufës.

Strategjia e imunitetit të tufës është mbrojtur nga krye-epidemiologu i Suedisë, Anders Tegnell.

Suedia vendosi të mos e mbyllë vendin, duke ngjallur një debat jo vetëm në shtëpi, por edhe jashtë.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend ka qenë më i lartë se fqinjët nordikë, por më i ulët se në Britani, Spanjë apo Itali, të cilët kanë vendosur masa të rrepta izolimi.

Numri i pacientëve me Covid-19 në spitale ka rënë me një të tretën nga piku i prillit. Autoritetet thonë se shpërthimi po ngadalësohet.

Fillimisht ishte Britania e Madhe që u duk se po zgjidhte rrugën e imunitetit të tufës për të përballuar koronavirusin e ri. Por ata u mbyllën pasi parashikimet dukeshin të zymta.

Nga ana tjetër, Suedia shihet si vendi më i mundshëm ku do ndodhë imuniteti i tufës pasi nuk ka aplikuar masa izolimi. Por duhet që të paktën 60 përqind e njerëzve të kenë antitrupa, që të zhvillohet imuniteti i tufës.

Artikulli i mëparshëmKjo ësht gropa me ujë ku u mbyt 13- vjeçari në Përrenjas (VIDEO)
Artikulli i radhësDështimi i Reformës në Drejtësi/ Dy anëtarë të tjerë të KPK-së vetë me probleme me drejtësinë