WhatsApp i shpall lufte “Fake News”

0

WhatsApp ka vendosur kufizime të reja përsa i përket përcjelljes së mesazheve midis përdoruesve, si një mënyrë për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme. Aplikacioni, në pronësi të Facebook, do të kufizojë mesazhet që dërgohen në shumë përdorues (forward).

Nëse një përdorues merr një mesazh forwarded – i cili është përcjellë më shumë se pesë herë në platformë – ky i fundit do të jetë në gjendje ta dërgojë mesazhin vetëm te një person. Ky ndryshim sigurisht që nuk parandalon plotësisht përhapjen e informacioneve të rreme, sepse mesazhi mund të kalojë gjithsesi nga njëri përdorues të tjeri, megjithëse nga ana tjetër kufizohet dukshëm përhapja e tyre. WhatsApp ka një përmbajtje të vazhdueshme të informacioneve të rreme, të cilat zakonisht vijnë si mesazhe zanore ose tekst. Përgjithësisht thuhet se informacioni është i saktë dhe është marrë nga dikush që punon në qeveri ose në organe të larta. Zakonisht supozohet që burimi është një i/e afërm/e dhe pretendohet se është i sigurt.

Për shkak se mesazhet në WhatsApp janë të koduara, pra lejohet të shihen vetëm nga dërguesi dhe marrësi, zyrtarët e shëndetit publik si edhe autoritetet e policisë e kanë të vështirë të gjurmojnë përhapjen. WhatsApp në vetveve nuk e monitoron rrjedhën e mesazheve në platformë.

Artikulli i mëparshëmKoronavirusi shkakton kaos në industrinë ushqimore të Britanisë së Madhe. Fermerët derdhin mijëra litra qumësht
Artikulli i radhësItali/ Numri i vdekjeve po ulet gradualisht. 65% e të prekurve po e kalojnë sëmundjen në shtëpi