Dy individe me veshje si ato të Policisë pa numra shkojnë të ngrejnë regjisorin nga lokali, por nuk ia dalin

0
VIDEO/ Policë pa numra shkojnë të ngrejnë regjisorin nga lokali, por nuk ia dalin

Edhe pse ishte Festa e Fitër Bajramit, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, urdhëroi karantinë totale. Por pavarësisht kësaj, qytetarët e injoruan në masë duke vijuar normalisht jetën e tyre.

Ndërkohë që nuk kanë munguar kontrollet nga ana e Policisë. Një prej tyre ka qenë edhe regjisori Kastriot Çipi, i cili është përballur me 2 efektivë ditën e sotme.

Ai ka qenë me miq të tij në një lokal, por sipas policëve kjo është e ndaluar.

Në një video të publikuar nga Alenaca për Mbrojtjet e Teatrit shihet se si Çipi këmbëngul se nuk ka asnjë urdhër të shkruar që e ndalkon të bëjë këtë veprim.

“Mosbindje civile. Policia e shtetit vazhdon të intimidojë qytetarët me urdhra fb të Kryeministrit. Njëri nga policët nuk ka as numër identifikimi. Shiheni vetë në video skandalin. Pasi nuk kishin asnjë bazë ligjore e asnjë shkresë, ata u larguan si frikacakë pas 5 minutash”, shkruhet mbi video.

Artikulli i mëparshëmZhduket pa lënë gjurmë një 12-vjeçare në Durrës, nëna ngre alarmin
Artikulli i radhësJa si SHBA-të po bëhen shkaktare të përhapjes së koronavirusit