Kanadaja godet në minutën e 92-të, Afrika e Jugut eliminohet nga Botërori

0

Kanadaja ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Botërorit 2026, pas një fitoreje dramatike ndaj Afrikës së Jugut në Los Angeles.

Ndeshja u vendos vetëm në minutat shtesë, kur Eustaquio goditi nga jashtë zone dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Kanadasë fitoren 0-1.

Për pjesën më të madhe të takimit, sfida ishte e mbyllur dhe me pak raste të pastra. Të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme, duke menduar më shumë për të shmangur gabimin sesa për të hapur lojën.

Kanadaja pati pretendime për penallti në fundin e pjesës së parë, pas një ndërhyrjeje ndaj Laryea në zonë, por pas verifikimit me VAR, arbitri vendosi që loja të vazhdonte.

Afrika e Jugut u përpoq të qëndronte në lojë deri në fund, por u ndëshkua në momentin më të rëndë. Në minutën e 92-të, Eustaquio gjeti hapësirën e duhur dhe shënoi golin që i dha Kanadasë kualifikimin.

Me këtë fitore, Kanadaja vazhdon rrugëtimin në Botëror dhe pret fituesin e çiftit Holandë-Marok.

Afrika e Jugut largohet nga turneu pas një ndeshjeje të luftuar, por pa arritur të shmangë goditjen e fundit që i mbylli aventurën.

Artikulli i mëparshëmDita e 29-të e protestës në Tiranë, organizatorët paralajmërojnë: Mos bini pre e provokimeve