Ministri italian i Shëndetësisë zbulon datat kur mund të rinisë Serie A

0
This image has an empty alt attribute; its file name is ronaldo.jpg

Ndërsa prej dy javësh në Gjermani futbolli rinisi të luhej edhe pse pa tifozë, në Itali ende nuk është zyrtarizuar data kur skuadrat do të vihen përballa njëra-tjetrës në fushë.

Megjithatë, këtë të diel, ministri italian i Shëndetësisë konfirmoi dy data të mundshme për rinisjen e Serie A.

“13 dhe 20 qershori janë dy datat e mundshme për rifillimin e Serie A. Të enjten diskutuam me drejtuesit e futbollit nëse do të rifillojë kampionati dhe në cilën datë”, u shpreh ministri i Shëndetësisë Vincenzo Spadafora.

Ndërkohë, kuadrat italiane, prej gati dy javësh kanë rinisur stërvitjen, duke u përgatitur për vijimin e këtij sezoni të ndërprerë në fillim të muajit mars, për shkak të pandemisë koronavirus.

Artikulli i mëparshëm‘Zoti na ruajt, situata në Shqipëri po shkon drejt luftës civile’/ Eksperti gjerman tregon të ardhmen e Shqipërisë
Artikulli i radhësKoronavirusi? “Mjaltë, hudhër dhe limon”, por sot lideri kontrovers ndodhet në spital