Neymar drejt transferimit në Premier League

0

Neymar është duke pritur me padurim rikthimin në Barcelonë, por kjo gjë po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Kampioni në fuqi i Spanjës nuk po arrin të sigurojë të holla për transferimin e brazilianit për 150 milionë euro.

Katalunasit i kanë kërkuar PSG-së që të ulë çmimin e Neymarit, pasi janë të gatshëm të ofrojnë vetëm një pjesë të të hollave dhe disa lojtarë për rikthimin e tij në Camp Nou.

Megjithatë PSG janë të prerë dhe duan vetëm shumën prej 150 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Por PSG po e shqyrton mundësinë që ta shes Neymarin në kampionatin anglez Ligën Premier.

Mediat franceze kanë raportuar se dy skuadrat e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester City janë gati të shpenzojnë shumën e kërkuar nga PSG prej 150 milionë euro për brazilianin.

Të dy skuadrat angleze duan të rikthehen te trofetë dhe afrimi i Neymar do të ishte një goditje e madhe në tregun e transferimeve.

Megjithatë reprezentuesi brazilian do të pres deri në momentet e fundit rikthimin te Barcelona dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë ai mund të pranojë transferimin edhe në Angli.

28-vjeçari edhe më parë ishte lidhur me një kalim te Chelsea, ndërsa ai mbetet njëri nga lojtarët më të pëlqyer nga pronari i londinezëve Roman Abramovich.

Artikulli i mëparshëmShqipëria, ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë, pasoja nga Covid-19
Artikulli i radhësKriza si mundësi, si mund të përfitojmë nga COVID-19