“Rama në burg, çunat jashtë”, jehon para Gjykatës së Tiranës: “Gjithë Shqipëria këtë ka dashtë”

0

TIRANË – Qindra protestues, aktivistë dhe familjarë të personave të arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut janë mbledhur këtë të diel përpara Gjykatës së Tiranës, ku po shqyrtohen masat e sigurisë ndaj të ndaluarve.

Atmosfera jashtë godinës së gjykatës është shoqëruar me thirrje të vazhdueshme në mbështetje të protestuesve të arrestuar. Të pranishmit kanë deklaruar se nuk do të largohen deri në përfundimin e seancave dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

Gjatë protestës janë dëgjuar vazhdimisht thirrjet: “Rama në burg, çunat jashtë! Gjithë Shqipëria këtë ka dashtë!”, të cilat janë përsëritur në kor nga turma e mbledhur përpara gjykatës.

Tubimi zhvillohet ndërsa brenda ambienteve të Gjykatës së Tiranës vijon shqyrtimi i kërkesave të Prokurorisë për masat e sigurisë ndaj personave të ndaluar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së 2 korrikut.

Forca të shumta policie ndodhen në zonë për të monitoruar situatën, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente gjatë protestës përpara gjykatës.

Artikulli i mëparshëmPërplasjet te Komisariati nr. 3 pas protestës, dy versione: vandalizëm dhe akuza për arrestime të padrejta
Artikulli i radhësAksident në Korçë rreth orës 1:00, makina përplaset me pemën dhe përmbyset