Basketbolli humb sfidën me Koronavirus: Eurolega e EuroCup mbyllen zyrtarisht

0

Basketbolli europian është ulur në gjunjë nga pandemia Koronavirus: sezoni 2019/20 i Eurolega e EuroCup, i ndaluar që nga 12 marsi, është deklaruar zyrtarisht i mbyllur pas asamblesë së sotme, në të cilën Jordi Bertomeu ka propozuar për 11 skuadrat e autorizuara (Real Madrid, Barcellona, Baskonia, Panathinaikos, Olympiakos, Fenerbahçe, Efes, CSKA, Maccabi, Armani Milano e Zalgiris Kaunas) të mbyllin përfundimisht lojërat.

Sezoni është i përfunduar, në këtë pikë, sepse ka shumë cështje kritike që lidhen me ‘Planin B’ të propozuar, që parashikonte luajtjen e 54 ndeshjeve të mbetura të fazës së rregullt e atyre playoff (me tetë skuadra e me ndeshje teke) nga 4 në 26 korrik në një seli të vetme për tu zgjedhur mes Beogradit, Kaunas e Vilnius.

Një vendim që pritej, sidomos pasi të shtunën shumë lojtarë kishin shprehur kundërshtimin e tyre total në lidhje me rifillimin e sezonit, në një conference call me Bartomeun, njeriun që prej 20 vjetësh është në komandë të kompeticioneve më të rëndësishme të basketbollit kontinental.

Artikulli i mëparshëmZbulohet viktima e aksidentit në Lushnje, ambulanca vinte nga Saranda, shkak një parakalim
Artikulli i radhësLubonja ngre dyshime për një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha: Ikim ne, vini ju…