Një vajzë 24-vjeçare në Uganda do të duhet të qendrojë për një muaj në spital, pasi babai i saj i vendosi flakën.
Shkak për këtë u vë vendimi i saj për t’u konvertuar nga myslimane, në të krishterë.
Rahema Kyomuhendo kishte dëgjuar në radio për krishtërimin dhe pas bisedave me një mikeshën e babait të vet, ai u bë e krishterë.
“Unë pranova Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin tim.
Ndihesha e lumtur”, thotë vajza.
Por, i ati, një mësues shpitëror i islamit, u tërbua kur mori vesh konvertimin e së bijës dhe pasi i hodhi përsipër karburant, i vuri flakën.
24-vjeçarja ka plagë të shumta në trup, por për fat do të jetojë.