Koronavirusi/ Edhe infeksioni i butë krijon antitrupa

0

Një studim mjekësor në Francë sugjeron se edhe rastet e buta të infeksionit të koronavirusit të ri, që nuk kanë nevojë për trajtim spitalor, prodhojnë antitrupa te thuajse të gjithë pacientët.

Studimi është kryer nga Instituti Pasteur dhe ka shtuar shpresat se kushdo që e ka kaluar sëmundjen, mund të fitojë një shkallë imuniteti.

Tashmë dihet se deri 80 përqind e personave që preken nga koronavirusi, e kalojnë ato me simptoma të buta.

Megjithatë akoma nuk dihet sa zgjat imuniteti dhe sa i fortë është ai.

Çështja e imunitetit që fitohet nga koronavirusi është ndër më të debatuarat nga shkencëtarët sot.

Disa sugjerojnë se trupi nuk fiton një imunitet të fortë pasi preket nga koronavirusi i ri.

Artikulli i mëparshëmNga 1 qershori lëvizje e lirë e makinave në gjithë Shqipërinë
Artikulli i radhësBashkëpunëtorët e drejtësisë, ‘të penduarit’ që ‘fundosën’ shokët e tyre