Presidenti amerikan, Donald Trump do të nënshkruajë sot një urdhër ekzekutiv për median sociale, pas përplasjes me gjigantin Twitter, i cili vendosi një mesazh të presidentit në listën e kontrollit të fakteve.
Trump ka kërcënuar me mbyllje platformat që censurojnë qëndrimet e konservatorëve amerikanë. Ai do të kërkojë të rishikohet ligji që ka mbrojtur deri më tani gjigantët Twitter, Facebook dhe Google nga përgjegjësia mbi materialet që postohen nga përdoruesit e tyre.
Kjo situatë ka bërë që edhe mes vetë platformave sociale të nisë një përplasje.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg kritikoi rivalët e Twitter për vendimin e marrë për të kontrolluar faktet në mesazhet e Trump.
Në një intervistë për Fox News, Zuckerberg thotë se nuk është në detyrën e kompanive private që të ndërhyjnë te ajo që thonë njerëzit online.
“Ne kemi një tjetër politikë nga Twitter. Besoj fuqishëm se Facebook nuk duhet të jetë arbitri i të vërtetës për të gjithë gjërat që thuhen online. Kompanitë private nuk duhet të jenë në pozicionin për të bërë këtë gjë”, tha Zuckerberg.
Kurse presidenti i Twitter, Jack Dorsey tha se faqja e tij do të denoncojnë informacionet e pasakta dhe të diskutueshme, të shpërndara nga përdoruesit.