Rama: Nuk kam çfarë them më për Teatrin

0

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend, teksa ka refuzuar t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të bëra nga deputetët.

Rama e nisi fjalimin e tij duke rikthyer në vëmendje atë që kanë thënë aktorët për Teatrin, duke nënvlerësuar në këtë mënyrë pyetjet e deputetëve.

“Unë për Teatrin e kam thënë qëndrimin tim dhe nuk kam më fjalë. Kur e nisën protestën për Teatrin, as unë dhe as ata të tjerët që janë kthyer në bij të lënduar të Molierit dhe Shekspirit, jo vetëm nuk ishin aty, por u kishin thënë që të mos dukeshin. Në krye të asaj proteste nuk ishin dy Budinat, por ishte Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi”, tha Rama, ndërkohë që më pas nisi të lexonte me radhë artistët.

“Robert Ndrenika: Mos më kryqëzoni kam qenë e jam për Teatër të ri e bashkëkohor, që ka detyrë për ta bërë shteti. paratë t’i marrë ku të dojë, ndoshta edhe aty ku i merrte Tito.

Arben Derhemi: Të mos preket trualli dhe të shpallet konkurs ekspertësh për Teatrin, skena na njeh kush jemi dhe sa vlejmë, ata që duan të bëjnë shfaqje jashtë tempullit janë jashtë historisë.

Bujar Asqeriu: Jam për unitetin dhe paqen sociale, nuk e mbështes protestën, unë në atë godinë nuk futem më se është sëmundje, e kam thënë, nga ajo godinë që vdiqën shokët e mi, më duket se jam sëmurur dhe unë, boll se u teprua.

Reshat Arbana: Nëse një pjesë e territorit qenka e bashkisë, le t’ia lërë teatrit, ta mendojnë specialistët, lërjani territorin teatrit.

Paja: harrojmë gjërat kryesore dhe merremi me llaç dhe tulla, TK e ka emrin TK dhe nuk duhet të vijojnë ata që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë.

Enver Petrovci: Për mua është budallallëk mos me u ndërtu teatër i ri, jam kundër që toka t’i falet dikujt, ai që ekziston nuk ka kurrfarë vlere”, thekson Rama.

Artikulli i mëparshëmKina i heq automoninë Hong Kong-ut/ Miraton ligjin e sigurisë
Artikulli i radhësInter vendos kufijtë, klauzola skadon në 1 korrik: “Lautaro ikën me disa kushte”