Vdekja e të riut me ngjyrë në SHBA nga ana e një polici ka shkaktuar protesta të shumta. George Floyd humbi jetën pasi polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për plot tetë minuta.
Protestuesit u mblodhën në shtëpinë e oficerit të policisë dhe shkruan fjalën “vrasës” në oborr. Gjithashtu ata mbanin pankarta në duar.
“Njerëzit nuk i vrasin njerëzit”, shkruanin ato, ndërsa disa prej demonstruesve veshën bluza që lexonin “Nuk mund të marr frymë”, duke iu referuar fjalëve të fundit të Floyd.
Por në shtëpinë e Chauvin gjendej një gardh me policë, gati për ta mbrojtur në çdo rast. Oficeri u pushua nga puna të martën pasi u bënë publike pamjet. Për ngjarjen ka nisur edhe një hetim nga FBI-ja.
Kjo vrasje ka shkaktuar zemërim tek komuniteti në Minneapolis. Atje janë raportuar ndër të tjera sulme ndaj disa dyqane.
Mediat kanë bërë publike pamjet e kompanisë për pjesët e makinave AutoZone që ndodhet nën flakë, ndërkohë që njerëzit i hedhin gurë. Një qyqan Target u bastis nga protestuesit për shkak të protestave.
George Floyd 40 vjeç u arrestua të hënën pas dyshimeve për mashtrim. Në videon e publikuar, ai ishte shtirë nga polici, ndërkohë që dëgjohej vazhdimisht të thoshte se nuk mund të marrte frymë.
Edhe pse i thotë oficerit të policisë së do të hyjë në makinë, ky i fundit nuk e largoi gjurin nga qafa e 40-vjeçarit.
“Nuk mund të marr frymë”, thoshte Floydd, ndërsa pas pak minutash humbi ndjenjat. Ishte një ambulancë që mori trupin e tij dhe e dërguan në spital ku humbi jetën.
Së bashku me oficerin e policisë Chauvin, ndodheshin edhe tre efektivë të tjerë, Thomas Lane, Tou Thao dhe J Alexander Kueng. Kryebashkiaku i Minneapolis Jacob Frey iu bashkua thirrjeve të protestuesve dhe kërkoi që Chauvin të arrestohej.