Fundi i sezonit, nëse do të ndodhë, do të sjellë 10 milionë euro më tepër për Lazio. Eshtë kjo shifra e përcaktuar nga presidenti Claudio Lotito për fitoren e mundshme të titullit kampion. Do të jenë afërsisht 400mijë euro për cdo lojtar e këto përfaqësojnë shpërblimin për një sezon që është pak të thuash i jashtëzakonshëm. Në gjendjen aktuale Lazio, që është e dyta në klasifikim pas Juventus, ka siguruar tashmë një vend në Champions League.
Lotito ia kishte komunikuar skuadrës dëshirën për ti dhënë atyre një premio për triumfin final në kampionat. Lajmi, ashtu si kuptohet lehtë, është pritur me entuziazëm nga futbollistët bardhekalër. Tani pritet vetëm 3 qershori, kur të kthehet edhe kapiteni Lulic. Vetëm pas kësaj gjithçka do të depozitohet në Ligë ashtu siç kërkohet nga procedura.