Katy Perry pas lajmit se do të bëhët nënë për herë të parë, ka filluar të ndajë me ndjekësit rrugëtimin e saj gjatë shtatëzanisë. Këngëtarja ka postuar së fundmi fotot me barkun e rrumbullakosur, por ndryshe nga herët e tjera kësaj rradhe fotot e fundit tregojnë mjaft qartë ndryshimin e këngëtares. Ajo dhe partneri, Orlando Bloom, janë në pritje të një vajze, gjininë e së cilës e zbuluan në mënyrën më origjinale. Më herët këtë muaj, Perry mori vëmendjen e rrjetit me foton e ekos së bebushes, e cila dukej se i kishte ngritur gishtin e mesit duke i shkrirë të gjithë së qeshuri.
“Kur vajza jote e palindur të nxjerr gishtin e mesëm nga barku. Gëzuar Ditën e Nënës për mua”- shkruante këngëtarja me humor.