Eksperti i Shëndetit Publik: Covid-19 është në rënie në Shqipëri, do të kemi një verë normale

0

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho u shpreh se të dhënat shkencore që vijnë nga institutet, tregojnë se virulenca e COVID-19 është në rënie.

Ai tha në Ora news se pritshmëritë për verën janë optimiste duke pasur një verë normale dhe të qetë.

“Të dhënat shkencore që vijnë nga institutet, tregojnë se virulenca është në rënie. Mjekët italianë kanë zbuluar disa forma të COVID-19, që janë shumë më pak virulente.

Ata referojnë se pacientët që po diagnostifikohet së fundmi kanë shenja të lehta dhe po trajtohen në kushtet e shtëpisë, as më tepër të kenë nevojë për kujdes intensive.

Këto shenja ne po i prisnin dhe ndërkohë, gjatë verës imuniteti i popullatës forcës, pasi kemi jetën aktive, ushqyerjen dhe vitaminë D. Kjo bën që situata për verën të jetë optimiste dhe do të kemi një verë normale dhe të qetë”, tha Dasho.

Artikulli i mëparshëmLulzim Basha mbledh aleatët në selinë e PD, dy ditë para se afati i Reformës Zgjedhore të mbarojë
Artikulli i radhësSHBA pajis Forcat e Armatosura me helikopterë të tipit “Black Hawk”, Yuri Kim-Xhaçkës: Qëndrojnë “krah për krah”