Dan Friedkin afrohet në mënyrë prepotente me Romën. Por për momentin James Pallotta mbrohet mirë. Manjati teksan, sipas asaj që tregon Corriere dello Sport, ka vënë në tavolinë një ofertë prej 575 milionë euro. Me llogaritë e ditura, shifra është inferiore me 135 milionë në krahasim me atë për të ciliën ishte rënë dakord në 29 dhjetor. Me shifrat aktuale, që vijnë pas ndalesës për shkak të pandemisë, presidenti actual verdhekuq nuk ka ndërmend të pranojë, sepse objektivi është të dalë me një plusvalencë prej 100 milionë. Tratativa e gjitha amerikane vazhdon, por do të jetë vendimtare të pritet asamblea e 29 qershorit.
Friedkin ka arritur tek shifra e 575 milionë përmes një komanie vlerësuese, që në raportin e saj ka parasysh edhe llogarinë e borxheve e mundësinë për të investuar menjëherë 85 milionë për të mbajtur lojtarët më të rëndësishëm të klubit.
Nuk përjashtohet që palët të vazhdojnë të flasin, por oferta për momentin nuk i bashkon dy sipërmarrësit. Megjithatë një konfirmim është dhënë, ai se Friedkin është akoma shumë i interesuar për Romën e se ka dëshirë të investojë.