OPEC do të zhvillojë një takim urgjent ditën e hënën ku do të marrë pjesë Rusia dhe prodhuesit e tjerë të naftës me shpresën për të rënë dakord për uljen e prodhimit me qëllim dhenien fund një lufte brutale të çmimeve që po zgjat prej kohësh.
Takimi, i thirrur nga Arabia Saudite, do të mbahet nëpërmjet video konferencës dhe do të ketë pjesëmarrje e prodhuesve të naftës që nuk janë pjesë e OPEC + dhe që përfshin Rusinë dhe disa vende të tjera, thanë dy burime të larta të sekretariatit të OPEC për CNN Business. Lista përfundimtare e të ftuarve nuk është vendosur ende, thanë ata.
Sipas raporteve, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Meksika mund të jenë nddër shtetet e ftuar.
Takimi vjen në një kohë që Presidenti Donald Trump sugjeroi një ulje masive të prodhimit duke gjetur dakordësinë e Arabisë Saudite e cila bëri thirrje për një përpjekje “urgjente” për të rikthyer “ekuilibrin” në tregun e naftës.
Cmimet e naftës në tregun amerikan u rritën me 25% – rritja më e madhe ditore – të enjten pasi Trump bëri një postim në Tëitter ku ai tha se shpreson dhe pret që Arabia Saudite dhe Rusia do të zvogëlojnë prodhimin në masën 10 milion dhe 15 milion fuçi në ditë.
Cmime vazhduan të rriten edhe të Premten, duke rikuperuar uljet masive të vërejtura gjatë muajit të kaluar.
Arabia Saudite dhe Rusia ndodhen në një luftë çmimesh që prej fillimit të marsit kur në aleancën OPEC + pati kontradikta të thella, që cuan vendet në një rritje të prodhimit duke përmbytur tregun e naftës me naftë të papërpunuar me cmim të lirë në një kohë që kërkesa për shkak të pandemisë koronavirus ka ardhur gjithnjë në ulje.