Karantinimi në shtëpi është I detyrueshëm për të gjithë, dhe përjashtim nuk bëjnë as personazhet me të famshëm të Instagram.
Shefi turk Nusret, I bërë I famshëm për mënyrën e hedhjes së kripës në pjatat e servirura prej tij, I njohur gjithashtu edhe për udhëtimet në mbarë botën ku ai ka në pronësi restorantet e linjës NusrEt është detyruar të mbyllet në karantinë në shtëpinë e tij.
Aktualisht ai gjendet në qytetin e New York, ku masat që janë marr janë nga më striktet, pasi qyteti është një nga më të prekurit nga virusi vrastar.
Ai vazhdon të postojë video nga kuzhina e shtëpisë, dhe duket se ka gjetur mënyrën më të mirë për të mbajtur të mprehta thikat për periudhën që do të vijë mbas karantinimit. ©aktualitet.al