
Gjatë raportimit të shifrave të 24 orëve të fundit, kreu I emergjencave të shtetit fqinj Angelo Borrelli ka raportuar se në ditën e fundit kanë ndërruar jetë 766 persona nga virusi vdekjeprurës.
Ndërkohë janë shënuar 2339 raste të reja me COVID-19 dhe kanë lënë spitalet si të shëruar 1480 persona.
Italia vazhdon të mbajë vendin e parë në botë për numrin e të vdekurve nga koronavirusi I ri me një total prej 14681 jetësh të humbura.
Ndërkohë gjatë ditës shifra të frikshme sa I takon atyre që kanë ndërruar jetë ka raportuar dhe Spanja ku gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 932 viktima.