Money Heist Sezoni 4: Nis sezoni i katërt, kasti si dhe çfarë të prisni në seritë e reja

0

Krijuesit e serialit të ndjekur kanë premtuar për një sezon fantastik.

Drama kriminale, e krijuar nga Alex Pina, është një nga serialet më të njohura të shfaqura në Netflix. Eshtë aq popullor, në fakt, sa që krijuesi I saj ka nënshkruar një kontratë ekskluzive me Netflix për projektet e tij të ardhshme.

Mëposhtë do të gjeni gjithçka që duhet të dini në lidhje me sezonin e ri të Money Heist.

Kur do të shfaqet sezoni I ri?

Sezoni I ri me tetë pjesë u lançua globalisht në Netflix në 3 Prill 2020.

Seritë e këtij sezoni do të kenë një kohëzgjatje prej 41 deri në 57 minuta për seri, njësoj si sezoni parardhës.

Kush do të jenë pjesëmarrësit ?

Lajmi i mirë është se të gjithë aktorët kryesor do të marrin pjesë në sezonin e katërt.

Kjo do të thotë që Ursula Corbero kthehet në rolin e Silene Oliveira, AKA Tokyo, së bashku me Itziar Ituno në rolin e Raquel Murillo (Lisbon), Alvaro Morte në rolin e Salvador Martin (Profesori), Pedro Alonso si Andres de Fonollosa (Berlin), Miguel Herran si Anibal Cortes ( Rio), Esther Acebo si Monica Gaztambide (Stokholm), Jaime Lorente si Daniel Ramos (Denver), Darko Peric si Yashin Dasayev (Helsinki) dhe Mario de la Rosa në rolin e Suarez.

Ka pasur spekulime se Agata Jimenez (Nairobi) mund të jetë vrarë në fund të pjesës së tretë, por ajo gjithashtu është konfirmuar se do të marrë pjesë, kështu që mesa duket ajo I ka mbijetuar plagëve të marra.

Cfarë të prisni nga sezoni I ri?

I gjithë sezoni do të jetë shumë dramatike. Pjesa e tretë u mbyll me grupin që po planifikonte një grabitje edhe më të madh se e para, në një përpjekje për të shpëtuar Rio, i cili ishte kapur nga autoritetet.

Sezoni mëparshëm pa Profesorin që thirri një tank në Bankën e Spanjës, ku banda e tij po vazhdonte përplasjen e tyre me autoritetet, por perspektiva ishte në dukje e zymtë.

Artikulli i mëparshëmTortë e kripur me spinaq
Artikulli i radhësKoronavirus/ Rritet ndjeshëm numri i të prekurve 29 raste të reja me COVID 19. Totali shkon në 333 persona të prekur