Kryeministri britanik Boris Johnson kaloi natën e dytë në spitalin e St.Thomas në Londër teksa gjendja e tij u përkeqësua menjëherë.
Natën e kaloi në terapi intensive teksa zbulohet se kryeministrit britanik i duheshin 4 litra oksigjen për shkak të frymëmarrjes.
Tashmë Johnson po trajtohet me oksigjen dhe me ventilator teksa për shëndetin e tij janë interesuar qeveria që ai drejton.
Njëkohësisht Mbretëresha Elizabeth II apo edhe Presidenti Donald Trump i SHBA u kanë kërkuar kompanive të ilaçeve ta ndihmojnë.
Ndërkohë kujtojmë se gjithashtu e fejuara shtatzënë e Johnson-it kas shfaqur simptomat e virusit famëkeq dhe ndodhet e vetëkarantinuar në shtëpi pa pasur mundësi për të vizituar partnerin e saj.