
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot një sipërfaqe me pyje në malin e Krujës. Zjarri ka rënë në afërsi të fshatit Rranxë dhe sipërfaqja që po digjet i kalon dhjetëra hektarë.
Zjarri është masiv por është gati e pamundur të ndërhyet me mjete zjarrfikëse për shkak të mungesës së rrugës dhe e vetmja mundësi është për ndërhyrje është ajo nga ajri. E gjithë zona është mbuluar ndërkohë nga tymi.
Ka dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm për të hapur kullota ose parcela për kultivim kanabisi pasi është periudha e mbjelljes.