Fshehja e pasurisë/ Shtyhet seanca e parë për ish-kryeprokurorin

0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për proçedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish – Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Me përfundim të hetimeve paraprake, pasi kryerjes së të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi ka vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, është marrë i pandehur shtetasi Adriatik Llalla dhe i është njoftuar akuza e: “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Seanca paraprake ishte parashikuar më datë 7 Prill por nuk u zhvillua për shkak të vendimit të KLGJ për pezullimin e veprimtarisë së gjykatave, me përjashtim të ceshtjeve emergjente. Seanca për ish-kryeprokurorin është shtyrë për tu zhvilluar pas një muaji.

Artikulli i mëparshëmOBSH thirrje gjithë antarëve, mes tyre dhe Shqipërisë. Rrisni në mënyrë efektive numrin e infermierëve në vijim
Artikulli i radhësHigh Quality/ Goditen shpërndarësit e kokainës në Durrës