
Teksa futbolli është ndalur për shkak të përhapjes së koronavirusit, “Sun Sport” ka gjetur një mënyrë të këndshme për të argëtuar sportdashësit kudo në botë.
Duke përdorur aplikacionin “FaceApp”, portali i njohur anglez ka transformuar disa nga yjet e futbollit në femra, dhe këtij rrengu nuk i kanë shpëtuar as trajnerët Murinjo, Lampard dhe Klop.


“Viktimat” e tjera të kësaj forme argëtimi janë Ronaldo, Mesi, Riberi, Kejn, Stërling, Pogba, Salah, Rashford, Hazard, Grizman, Mbape, Henderson, Meguajër, si edhe ish-futbollisti Ronaldinjo.













