Koronavirus/ Shtohen 17 raste të reja në vend. Shkon në 433 numri i të prekurve me Covid-19

0

Në 24 orët e fundit janë shtuar 17 raste të reja me Covid-19, çka tregon një rritje nga dy ditët e fundit, duke e çuar numrin total të të prekurve në 433. Deri tani numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi janë 197.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rastet e reja kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Zv/Ministre e Shëndetësisë, Prof. Mira Rakacolli në komunikimin e sotëm tha se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.
 
Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3644 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 433 raste.
 
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 197.
 
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.
 
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.
 
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
 
– Tiranë           209 raste
– Durrës           39 raste

– Lushnje         6 raste
– Elbasan         15 raste
– Fier                32 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         52 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             6 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë              5 raste
– Mirditë           3 raste
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
 
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Artikulli i mëparshëm100 ditët që tronditën botën
Artikulli i radhësDeputeti Alimadhi në gjendje stabël me oksigjen. Ja sa persona të prekur nga Covid-19 janë të intubuar