Elettra Lamborghini në karantinë, ndryshon vëndet e piercing-ve dhe bën një apel për të gjithë

0

Në llogarinë e saj Instagram në rubrikën “Story” mbesa e themeluesit të “Lamborghini”,  Elettra Lamborghini tregon se si kishte bërë një lëvizje të çuditshme të piercing-ve të saj. Atë që kishte në gjoks e kishte vendosur në gjuhë, ndërsa atë që kishte në kërthizë e kishte vënë në gjoks. Por operacioni kishte krijuar disa probleme sepse vrima që kishte në gjuhë ishte mbyllur pothuajse dhe vendosja e pircing aty ishte shumë e dhimbshme për 25 vjeçaren.

Por, Elettra pavarësisht kësaj, ka lëshuar një apel, për të gjithë ata që injorojnë faktin për të qëndruar në shtëpi. “Duhet të qëndroni në shtëpi… e kuptoni?!-ka shkruar Elettra. Edhe nëse jeni mirë dhe mendoni se nuk keni koronavirus. Nuk jemi absolutisht jashtë rrezikut! Unë kam disa miq të cilët janë në rrezik për jetën.

Nuk mund t’i vizitojmë miqtë tanë është e qartë?- ka vijuar ajo.

E di që është e vështirë, për të gjithë është, por vetëm kështu mund të dalim sërish jashtë. Unë i kontrolloj statistikat çdo mëngjes dhe isha e lumtur disa ditë më parë, që situata po përmirësohej, ndërsa tani…”.

Artikulli i mëparshëmZyrtare/ Përfundon lufta e cmimeve. Arrihet marrëveshja historike për uljen e prodhimit mes vendeve të OPEC+
Artikulli i radhës“Heqja e masave rrezik i jashtëzakonshëm!” Paralajmëron eksperti më i i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA