Dronët në kryeqytet nisin monitorimin e situates dhe japin mesazhe për qytetarët/ LLESHAJ apel: Mos keqkuptoni zgjerimin e fashës orare

0

Sot pranë stadiumit “Dinamo” janë prezantuar ‘policët’ e rinj të kryeqytetit. Bëhet fjalë për dronet që policia do të përdorë për të monitoruar zbatimin e masave kundër koronavirusit dhe dhënien e mesazheve për qytetarët.

Dronët u ngritën në ajër duke përsëritur vazhdimisht një mesazh.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi mori pjesë në demonstrimin e tyre. Lleshaj i bëri apel qytetarëve për bashkëpunim dhe moskeqkuptim të fashës orare.

“Zgjerimi i fashës orare do të thotë për policinë më shumë kontroll. Dua t’i bëj një thirrje qytetarëve që ta kuptojnë drejtë që zgjerimi i fashës orare do të thotë që të krijohet më shumë mundësi për ata që duhet të shkojnë në punë dhe të ulet dendësia e qarkullimit që ata që duan të shkojnë për të blerë. Zgjerimi i fashës orare është bërë vetëm për të mundësuar vetëm një destinacion, ose në punë, ose në dyqan për të zgjidhur nevojën imediate jetësore.
Përndryshe kush do të gjendet jashtë kushteve, policia do të shtojë masat e saj për të rritur kontrollin. Në funksion të rritjes së kontrollit janë futur edhe një sasi e caktuar dronësh inteligjentë që mundësojnë identifikim të personave që shkelin, mundësojnë ndjekjen e personave që shkelin rregullin e qarkullimit. Ftoj qytetarët për bashkëpunim, siç kanë bërë deri tani dhe për mirëkuptim dhe mos keqkuptim të fashës orare që synon mosgrumbullimin. Kemi forcuar tregjet në të gjithë vendin. Ftoj qytetarët për bashkëpunim që të fitojmë rezultatin e pritur. Janë të gjitha kapacitetet në dispozicion”
, deklaroi Lleshaj.

Artikulli i mëparshëmDhoma Kombëtare e Avokatisë/ Thirrje qeverisë për “pagën e luftës” edhe për avokatët, pandemia “godet” profesionistët e rinj
Artikulli i radhësPD/ Pa shtimin e testimeve nuk shkëpusim dot zinxhirin e infektimit. E vetmja mënyrë për kthimin e normalitetit