Në këto kohë të vështira të gjithë sigurohemi të mbushim shportën familjare me produktet bazë më të nevojshme.
Por, herë pas here kemi nevojë të “përkëdhelim” veten me shije të veçanta që na japin kënaqësi dhe na bëjnë të ndjejmë pranverën në shtëpi falë freskisë që ofrojnë.
Po flasim pikërisht për FENTIMANS, një pije premium e fermentuar në mënyrë natyrale me një histori 100 vjeçare që nga krijimi i saj në vitin në 1905 në Angli nga Thomas Fentiman.
E disponueshme në shije dhe formate të ndryshme të cilat mund t’i provoni në shtëpinë tuaj nëpërmjet një telefonate tek www.aladini.al, i cili bën të mundur dërgimin e të gjitha produkteve të markës FENTIMANS.
Rose Lemonade (format qelq dhe kanace): E përgatitur me lëng të freskët limoni dhe vaj të pastër trëndafili nga lugina e famshme e trëndafilave në Kazanlak, Bullgari, i cili i jep lëngut një ngjyrë rozë të zbehtë, një aromë delikate dhe një shije të theksuar trëndalifi. E kombinueshme me Prosecco dhe pije alkoolike si Vodka dhe Gin.
Ginger Beer (format qelq): Përvëluese dhe plot shije, kjo pije tradicionale me bazë xhinxher krijohet nga një proçes 7-ditor fermentimi të xhinxherit më të mirë kinez. E kombinueshme me pije alkoolike si Rum, Vodka, Gin.
Curiosity Cola (format qelq dhe kanace): Impakti i parë është një aromë e dallueshme, e ngrohtë dhe pikante. Ngjall kuriozitet, është nje pije e plotë me një ngrohtësi të këndshme autentike. E kombinueshme me pije alkoolike si Rum, Vodka.
Sparkling Raspberry (format qelq): Përbërësit e zgjedhur me shumë kujdes I japin kësaj pije një ngjyrë të kuqe dhe një aromë të ëmbël mjedre të freskët. E plotë dhe elegante Sparkling Raspberry ka një shije të theksuar mjedre. E kombinueshme me pije alkoolike si Rum, Vodka, Gin.
Për t’i dhënë një shije edhe më të veçantë pijeve, FENTIMANS ka edhe shoqëruesit e saj si:
Premium Indian Tonic Water (format qelq dhe kanace): Uji Tonik i parë në botë i fermentuar natyralisht me një shije të pastër, freskuese dhe karakter të dallueshem të qitros dhe kinine, te cilat i jepin shijen e hidhur. Një përzierje bimore nga zona Cochin e Indisë. Kombinohet shumë mirë me pije alkoolike si Gin.
Ginger Ale (format qelq): Një lëng i zbehtë me një aromë tëpastër dhe karakteristike të xhinxher-it. Përzierja e rrënjës sëpastër të xhinxher-it kinez rezulton në një ndjesi të ngrohtëdhe shpuese në gojë. Kombinohet shumë mirë me pije alkoolike si Whiskey.
Pijet premium FENTIMANS janë të kombinueshme me alkoole të kategorive të ndryshme duke ofruar koktejle të një shije autentike.