Ronaldo argëtohet me vajzën e tij, shikoni si e kthen në girë

0

Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo është një nga sportistët mjaft të njohur për dedikim e madh ndaj familjes së tij, që nuk mungon ta tregojë herë pas here për mbi 200 milionë fansat e tij në Instagram.

Këtë të hënë, 35 vjeçari portugez ka shpërndarë një video ku shihet duke u stërvitur në shtëpi, në prani të fëmijëve të tij, të cilët nuk i kanë rezistuar dot tundimit për të tentuar të pengojnë babain e tyre.

Ronaldo

Fillimisht portugezi shtiret si i lodhur dhe kërkon ndihem e djalit, pastaj merr vajzën dhe e ngre si girë duke e argëtuar, në këto ditë tepër të vështira që po kalojnë në izolim.

ronaldo2

“Fëmijë, lëreni babain të bëjë punën e tij,” shkruan “5 herë fituesi i Topit të Artë krahas videos.

Artikulli i mëparshëmUlen çmimet e naftës në Shqipëri. Konsumi i papërfillshëm- shprehen operatorët
Artikulli i radhësUrdhri i ri: Gjobitet kush largohet më shumë se 500 m nga banesa