Franca kalon sërish një ditë tragjike. Shkon në 17 mijë numri total i viktimave

0

Franca vijon të përballet me ditë tragjike për shkak të koronavirusit. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1 mijë e 438 pacientë.

Aktualishtt, numri total i viktimave në Francë ka shkuar në 17 mijë. Lajmi i mirë është se ka rënë numri i pacientëve në spitale me COVID-19 sot.

Tashmë Franca dhe SHBA janë dy vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në ditë, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar.

Dita e sotme është dita më e keqe që ka kaluar Franca që kur ka filluar përhapja e COVID-19 me numrin më të lartë të viktimave, teksa Presidenti Macron ka lajmëruar se deri më 11 maj nuk ndyshon asgjë sa i takon mbylljes totale.

Artikulli i mëparshëmDetaje/ Ja çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare,
Artikulli i radhësUlja e kërkesës për naftë mund të çojë në tejmbushjen e depozitave në mbarë botën