Izrael/ Habit profesori i Tel Aviv me deklaratën e tij: COVID-19 largohet pas 70 ditësh, e gabuar mbyllja e ekonomive në botë!

0

Ish gjenerali izraelit dhe matematicieni profesor Isaac Ben Izrael, kreu i programit të Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Tel Aviv dhe kryetari i Këshillit Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim, ka dalë me një ide krejt të re për pandeminë e koronavirusit që ka pushtuar botën.

Ne bazë të hulumtimeve që ka zhvilluar bashkë me një kolegun e tij profesor, Isaac Ben Izrael thotë se numri i rasteve të reja të virusit arrin kulmin pas rreth 40 ditësh dhe nis e bie vetë duke shkuar në zero pas 70 ditësh, pa marrë parasysh se cilën pjesë të globit godet dhe pavarësisht faktit nëse vendet i mbyllin ekonomitë e tyre ose jo.

Profesori e mbështet distancimin social, por mbylljen e ekonomive nëpër botë e konsideron të gabuar. Ai thekson se në rastin e Izraelit, rreth 140 njerëz vdesin çdo ditë normalisht.

Gabriel Barbash, ish drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, këmbëngul se Ben Izraeli e ka gabim dhe thotë se numri i të vdekurve do të ishte shumë më i lartë nëse shteti hebre dhe vendet e tjera nuk do të kishin ndërmarrë hapat e tyre.

“Unë kërkoj me forcë që të mos lejohen matematikanët – të cilët nuk dinë asgjë rreth biologjisë –që të përcaktojnë se kur duhet ta heqim bllokimin”, u shpreh Barbash.

Artikulli i mëparshëmReal Madrid zbulon pamjen e Santiago Bernabeut të ri (VIDEO)
Artikulli i radhës“Koronavirusi nuk është Ebola, vaksina nuk është e nevojshme.” Flet eksperti Italian: Ekzagjerohet rreziku