Ja kush është “Ishulli i koronës”, përveç se i bukur shihni çfarë ndodh atje

0

Një ishull i Estonisë, i quajtur Saaremaa, ka marrë pseudonimin nga banorët lokalë si “ishulli i koronës”. Kjo pasi është bërë vatër e nxehtë e koronavirusit dhe njerëzit janë urdhëruar të karantinohen.

Askush nuk mund të ikë apo të hyjë në ishull pa një leje. Ekspertët shprehen se numri i të sëmurëve bazuar me popullsinë është më i larti në Europë.

Ata llogarisin që gjysma e banorëve të jenë infektuar nga koronavirusi.

“Situata e infeksioneve me Covid-19 në Saaremaa dhe Kuressare është shumë serioze. Mund të kemi deri në 1 000 persona që do të kërkojnë hospitalizim deri më 20 Prill. Kemi nevojë për ndihmë”, tha doktori Edward Laane.

Saaremaa ka 33 mijë banorë. Një pjesë e të sëmurëve po dërgohen në Estoni për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas specialistëve shkak për përhapjen e koronavirusit janë bërë dy ndeshje volejbolli.

Skuadra lokale udhëtoi një muaj më parë në Milano, ku dyshohet se janë infektuar atje. Më pas, në ishull u zhvillua një ndeshje tjetër ku morën pjesë rreth 1 000 tifozë.

Këtu ka nisur edhe përhapja masive. Ekspertët dyshojnë se shkak për shpërndarjen masive të koronavirusit është bërë edhe një festival.

Në një vend, ku pothuajse gjysma e banorëve janë infektuar, bizneset mundohen që të mbijetojnë online. Supermarketet ua dërgojnë në shtëpi ushqimet personave që porosisin.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Macron e cilëson pandeminë si momenti i së vërtetës. Nëse nuk ja dalim i hapim rrugën euroskeptikëve
Artikulli i radhësValë e dytë e pandemisë së koronavirusit në vjeshtë? OBSH-ja jep paralajmërimin e fortë