Burg për 9 protestuesit e ‘Astirit’ dhe ish-deputetin e PD Balliu

0

Prokuroria e Tiranë ka mbyllur hetimet për ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe për 9 persona të tjerë për organizimin e protestave kundër projektit korruptiv të Unazës së Re. Sipas, Gazetës Shqiptarja.com prokuroria kërkon denim me gjobë ose me një vit burg.

Klevis Balliu dhe personat e tjerë akuzohen për pjesmarrje në protesta të paligjshme. Çështja e tyre do të shqyrtohet në gjykatë.

Ky është procesi i dytë i hapur ndaj Klevis Balliut. Nga nëntori i 2018 deri në shkurt të 2020, banorët e Astirit protestuan kundër projektit të Unazës së Madhe, nga zbatimi i  projektit u prishën rreth 300 shtëpi dhe biznesve në atë zonë.

Artikulli i mëparshëmGreqi/ Një grup anarkistësh marrin përgjegjësinë për sulmin me molotov në televizionin SKAI në Greqi (VIDEO)
Artikulli i radhësPampuri: Për Edi Ramën vlejnë më shumë lekët e oligarkëve se shëndeti i shqiptarëve