Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Makina ka përplasur një 63-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. I moshuari ka humbur jetën dhe pak më vonë është gjetur nga kalimtarë të çastit. Shoferi i makinës që përplasi 63-vjeçari është larguar edhe ende nuk është identifikuar nga policia.