Qeveria e re në Kosovë është më afër se kurrë pasi LDK- AAK dhe Nisma Socialdemokrate kanë mbledhur votat për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme.
Një nga partitë e koalicionit është dhe ajo e Ramush Haradinajt e cila sipas Reporteri.Net nga marrëveshja do të marrë 4 ministri dhe 1 zv.kryeministër.
Sipas kësaj mediaje kosovare ministrinë e Jashtme, do ta drejtojë Meliza Haradinaj, ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuqi, ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, dhe ministrinë e Arsimit, Ramë Lika. Ndërsa, zëvendës i kryeministrit Avdullah Hoti, nga AAK do të jetë Besnik Tahiri.
Të gjithë emrat për ministritë janë nga AAK teksa bie në sy që Ramush Haradinaj apo i vëllai Daut Haradinaj nuk do të marrin poste.
Pritet që qeveria e re të votohet javën e ardhshme teksa kjo e çon Albin Kurtin dhe LVV në opozitë.