Xheli çudibërës dhe maskat që mund të krijojmë me të

    0

    Arritja e një ngjyre rrezatuese dhe të njëjtrajtshme është hapi i parë për të patur një lëkurë të bukur që shkëlqen. Pas problemit të hiperpigmentimit mund të fshihen shumë arsye, por ne do të ndajmë me ju përbërësin e vetëm, të kombinuar në mënyrë opsionale me tre të tjerë, që do i japë fytyrës suaj një çehre jete duke zbehur shenjat kafe apo njollat.


    Aloe Vera, falë antioksidantëve të fuqishëm dhe e njohur për vetitë e saj kuruese, qetësuese e hidratuese do të rregullojë tonalitetin e lëkurës brenda një kohe shumë të shkurtër nëse përzihet me një nga përbërësit e mëposhtëm.


    1. Me sheqer

    Nëse mendonit se larja e fytyrës është hapi i parë i rutinës suaj të bukurisë, gaboni ! Skrapi i fytyrës vjen para së gjithash, pasi nëse lëkura juaj nuk është e pastruar tërësisht nga qelizat e vdekura, asnjë produkt nuk do të përthithet nga lëkura. Grumbullimi i papastërtive mund të krijojë pika të zeza apo të bardha dhe njolla në lëkurë. Ajo që duhet të bëni është të përzieni dy lugë xhel aloe vera dhe një lugë sheqer kafe. Aplikojeni direkt në lëkurë me lëvizje rrethore për disa minuta e më pas shpëlajeni me ujë të vakët


    2. Me qumësht

    Aloe vera, së bashku me qumështin, është një mënyrë efektive për të pasur një lëkurë të bardhë si bora e të pastër. Thjesht përzini aloe vera me ajkën e qumështit dhe aplikojeni në lëkurë. Sigurohuni që këtë të fundit ta keni të pastër nga makeup-i.


    3. Me qumësht dhe mjaltë

    Kjo maskë jo vetëm që do të pastrojë lëkurën tuaj dhe do të njëtrajtësojë tonalitetin por do hidratojë shtresat e lëkurës në nivel qelizor.
    Aplikoni përbërësit e përzier në sasi të barabarta në lëkurën tuaj dhe e rrini rreth 10 minuta përpara se ta shpëlani.

    Artikulli i mëparshëmAktorët që u pushuan gjatë xhirimeve
    Artikulli i radhësMediat në Prishtinë për qeverinë e re: AAK merr 4 ministri dhe zv.kryeministrin