COVID-19/ Itali: Përgjysmohet numri i viktimave në 24 orë

0

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar vetëm 260 viktima, gati gjysma e atyre të një dite më parë kur kishte 415 të tillë. Kjo është shifra më e ulët që nga 15 marsi. Kanë rënë edhe rastet e reja të infektuara.

Të dielën pati vetëm 2 324 raste ndërsa të shtunën 2 357 të tillë. Rritje nga një ditë më parë shënuan të sëmurët +356 me një total 106 103 perosna.

Vijon trendi i lehtësimit të terapisë intensive ku janë 2 009 pacientë, 93 më pak se një ditë më parë. Italia ka tashmë 106 103 të prekur nga koronavirusi, 21 372 nuk kanë pasur simptoma.

Artikulli i mëparshëmKëshilltari presidencial i Koresë së Jugut thotë se Kim Jong-Un është gjallë
Artikulli i radhësCOVID-19/ OBSH do të kryejë prova klinike edhe në Shqipëri